Maqedoni
Zgjedhjet lokale 2021, Arsovska: Zgjidhje sistemore për ndotjen e ajrit
23.10.2021 15:42
Kandidatja e paravur për kryetare të Shkupit, Danela Arsovska, premton uljen e ndotjes së ajrit në Shkup...

Kandidatja e paravur për kryetare të Shkupit, Danela Arsovska, premton uljen e ndotjes së ajrit në Shkup, me implementimin e zgjidhjeve sistemore.
"Në programin “Për Shkup modern”, është planifikuar krijimi i një “këshilli të gjelbërt”. Ai do përbëhet nga ekspertë të ambjentit jetësor dhe aktivistë të organizatave joqeveritare. Ai do të merret me të gjitha problemet ekologjike dhe ato të kaosit urban që për momentin mbretëron në Shkup. Do të hapim edhe “Linjën e gjelbërt” ku qytetarët mud të lajmërojnë ndotësit dhe incidente nga sfera e mjedisit jetësor. Inspektorët dhe ekipet e intervenimit të shpejtë që do jenë në dispozicion, do të ndërmarin aksione të shpejta”, u shpreh kandidatja e paravur për kryetare të Shkupit, Danela Arsovska.
