Maqedoni

Zgjedhjet lokale 2021, VMRO-DPMNE vazhdon fushatën në disa qytete

23.10.2021 16:19

VMRO DPMNE-vazhdon fushtën parazgjedhore për rrethinë e dytë të zgjedhjeve lokale...

Kandidati për kryetar në Komunën e Resnjes, Jovan Tozievski para banorëve tha se prodhimi mollës do të jetë prodhim strategjik që të mos ketë probleme me plasmanin dhe çmimin. Aleksandar Nikollovski nga VMRO-DPMNE gjatë vizitës atje, siguroi se ndryshimet do të ndodhin dhe se së bashku me qytetarët e Resnjës do të krijojnë një të ardhme të re.
 
Aleksandar Nikollovski nga VMRO-DPMNE, i bën thirrje të gjithë qytetarëve të Resnjes të dalin masovikisht në rrethin e dytë dhe të përkrahin kanddidatin e VMRO-DPMNE-së. Kërkoi që të bashkangjiten maqedonas, shqiptarë dhe të tjerë që të arrijmë ndryshimin që e pret vendin.
 
VMRO-DPMNE e ka kandidatin më të mirë i cili do ti realizojë projektet e premtuara në program. Ai tha se pas 31 teorit vazhdon procesi i ndryshimit të Qeverisë së RMV-së dhe për shumë shpejt kohë do të ketë Qeveri që do të drejtohet nga VMRO-DPMNE tha Nikollovski në Resnjë. Kështu pushteti qendror dhe lokal do të realizojë gjëra të bukura për Resnjen.
 
“U bëj thirrje qytetarëve të Resnjes t’i bashkangjiten kësaj vale, t’i bashkangjiten ndryshimeve dhe bashkarisht do të ndërtojmë të ardhme të re për Maqedoninë. Këto nuk janë zgjedhje të thjeshta lokale, janë zgjedhje lokale ku vendoset për ardhmërinë e Maqedonisë nëse ajo do të vazhdojë të fundoset në krim dhe korrupsion dhe me Zoran Zaevin do të ngel prapa në aspektin ekonomik, apo në Maqedoni do të ndodhin ndryshimet”, u shpreh nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikolovski.
 
Edhe kandidatët për kryetarë në komunat e tjera ku VMRO garon në rrethin e dytë, vazhdojnë fushatën. Kandidati për kryetar në Komunën e Makedoska Kamenicës Diçe Atanasovski,  gjithashtu kërkoi mbështetje masovike nga ana e qytetarëve më 31 tetor. Falenderoi për mbështetjen për opozitën në rrethin e parë.
 
“Sinqerish shpresoj dhe ju lus që të gjithë sëbashku dhe masovikisht të dalim në votime me 31 tetorë dhe të rrethojmë numrin 7 për një Makedoska Kamanicë të suksesëshme dhe me prosperitet”, theksoi kandidati për kryetar në Makedonska Kamenicë nga VMRO-DPMNE, Dimçe Atanasovski.
 
Kandidatja e VMRO-DPMNE-së Natasha Kotllar për Komunën Qendër ka theksuar se do t’i japin ë mbështje të fortë sportit në këtë komunë.
 
“Do të vazhdojmë me mbështetjen e klubit tonë të preferuar të sportit "Rabotniçki". Do ta kthejmë ndriçimin e klubit tonë të basketbollit me të cilin krenohemi. Do ti mbështesim, do të investojmë në fanelat sportive, paisje dhe të ngjajshme. Do ta modernizojmë dhe rikonstruojmë sallën sportive "Parku i qytetit". Për sportin në Qendër, me Qendrën me shpirt”, u shpreh kandidatja për kryetare në komunën Qendër nga VMRO-DPMNE, Natasha Kotllar.
 
Ndërkohë edhe kandidati për kryetarë në Komunën e Kërçovës nga radhët e VMRO-DPMNE-së dhe Aleksandar Jovanovski tha se projektet e tij do të sjellin progres në komunë. Banorët e Kërçovës i njohin projektet që do të sjellin ndryshim dhe progres në komunë tha ai duke kërkuav votë në rrethin e dytë. 
 
FLORIJE BELULI KAMBERI