Maqedoni

Screening-u i nxënësve, shkollat me apel për testim cdo muaj

23.10.2021 16:36

Javën që lamë pas u testuan afër 500 nxënës përmes testeve të shpejta për detektimin e kovid 19...

Javën që lamë pas u testuan afër 500 nxënës përmes testeve të shpejta për detektimin e kovid 19, ndërsa rezultatet ishin negative. Nxënësit e testuar mirpritën rezultatet dhe shtuan se testimet duhet të  praktikohen më shpesh, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të ruhet shëndeti kolektiv në kuadër të shkollës. 
 
“Duhet të testohen të gjithë nxënësit, sepse nuk jemi të sigurtë se kush e ka kovidin, ose si vine në shkollë disa vine pa maska nuk dihet se si është situata”, shprehet nxënësi. 
 
“Dalim në Shkup, pa vaksinë nuk të lejojnë askund edhe pa test, prandaj duhet të testohen të gjithë dhe ta marrim vaksinën”, thekson nxënësi. 
 
Edhe drejtoria e Shkollës së Mesme 8 shtatori potencon se do të ishte mire që testimi të bëhej një here në muaj, që sa më shpejt të detektohen rastet asimptomatike dhe nxëxnësit të izolohen në kohë. 
 
“Të jetë një here në muaj testimi, nuk është ndoshta patjetër prej Ministrisë të caktohen se cilët nxënës do të testohen. Mundet kjo të bëhet nga shkolla të zgjidhen se cilat nxëxnës do të testohen dhe ndoshta do të ishte më mirë, që nëse kemi raste asiptomatike të veprohet sigurisht sipas protokollit për mbrojtje nga kovid 19”, u shpreh ndihmës drejtor në Sh.M 8 shtatori, Fitim Axhami. 
 
Skriningu i nxënësve do të vazhdojë edhe javën e ardhshme në shkollat fillore dhe të mesme në vend. Javën që lam pas ministri i shëndetësisë Venko Filipce tha se skriningu nuka ka nxjerrë asnjë rast pozitiv në shkollat ku eshte realizuar, megjithatë duke falenderuar prindërit për bashkëpunim, kërkoi që i njejti të vazhdojë deri në fund të këtij procesi.   
 
Të dhënat do të japin pasqyrë të qartë  për përhapjen e virusit në kuadër të shkollave. 
 
FLUTURA LATIFI