Maqedoni

Zgjedhjet Lokale 2021, Bekim Sali nga ASh-AAA i bindur në fitore

23.10.2021 16:53

Kandidati i koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa për komunën e Çarit Bekim Sali...

Kandidati i koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa për komunën e Çarit Bekim Sali, në vazhdën e aktiviteteve dhe përgaditjeve për rrethin e dytë zgjdhorë shprehet i bindur se banorët e Çairit më 31 tetorë do të vendosin për ndryshim dhe një Çair të ri.
 
Dhjetë mijë votat  e rrethit të parë sipas tij janë një përkrahje masovike dhe bindëse për ta arritur ndryshimin e kjo i bie siç u shpreh ai që këta banorë nuk janë të kënaqur me atë që është punuar apo që nuk është punuar në të kaluarën dhe keqpërdorimin e pushtetit qëndrorë për të intervenuar në infrastrukturë vetëm gjatë fushatës.
 
Kandidati i Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës Bekim Sali tha se gjatë rrethit të parë votuesit u janë nënshtruar presioneve të shumta nga partia në pushtet, një organizim masovik në bartjen e votuesve për të cilat Sali tha se ka dyshime se janë bërë me një motivim apo premtim të caktuar që nuk nënkupton proces votimi të lirë ashtu siç është nënshkruar në fillim të fushatës.
 
Duke ftuar votuesit që të mbështesin programin kandidati i Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës Bekim Sali tha se do të angazhohet për transparencë të plotë dhe shërbime cilsore për katër vite. 
 
“Kemi premtuar transparencë maksimamale ndaj banorëve, kemi premtuar se do të punojmë katër vite pandërprerë dhe jo një javë para fushate ose keqpërdorim të pushtetit qëndrorë për të punuar gjatë fushatës aty ku ne kemi bërë reagimet tona gjatë fushatës në raundin e parë dhe aty bëhen intervenime që i bie që e gjithë kjo është mashtrim. Ne kemi premtuar punë katër vite, kemi premtuar se aty do të kemi institucion të pavarur politik pamarë parasyshë përkatësia politike e udhëheqësisë së re. Komuna e çairit do të jetë e hapur për banorët e çairit dhe çdo banorë do ta ndjejë veten si në shtëpinë e tij, kemi premtuar masterplanin e Çairit të ri i cili parasheh organizim të ri shoqëror dhe ky organizim shoqërorë nënkupton, klasa të mjaftueshme, rrugë të mjaftueshme, parkingje të mjaftueshme qasje deri në institucione për personat me nevoja të veçanta”, u shpreh kandidati i ASh-AAA për Çairin, Bekim Sali.
 
Bekim Sali tha se po i motivojnë të dalin edhe ata qytetarë që në rrethin e parë nuk kanë dalur të votojnë në mënyrë që ti japin përkrahjen ndryshimit ashtu siç deklarativisht e thuan se të gjithë banorët e Çairit kanë nevojë për një Çair të ri. Ai ftoi banorët e Çairit që masovikisht të organizohen dhe të shprehin vullnetin e tyre për të bërë ndryshim këtu në këtë komunë. 
 
NAIM RAMDANI