Maqedoni

Zgjedhjet lokale 2021, LSDM kërkon mbështetje në Shkup e Qendër

23.10.2021 17:10

Kandidati për kryetar të komunës së Manastirit, nga koalicioni “Më të mirën për komunën time“, i drejtuar nga LSDM...

Kandidati për kryetar të komunës së Manastirit, nga koalicioni “Më të mirën për komunën time“, i drejtuar nga LSDM, Hristo Kondovski përseri u premtoi qytetarëve se nëse zgjidhet kryetar, pas katër vite Manastiri do ta përjetojë ringalljen e vërtetë ekonomike, se ky qytet do të jetë dy herë më shumë i zhvilluar se sa që është tani dhe se do të ketë kushte më të mira për jetesë. Kondovski ka përpiluar 22 projekte, 10 prej tyre janë kapitale, të gjitha mbështetjet nga pushteti qendror, tha Kondovski.  
 
“Në emër tim dhe të qeverisë Ju premtojë se do të kemi mbështetje pa rezerv nga pushteti qendror për realizimin e projekteve tona kapitale pasi që bashkërisht e dimë se ne jemi pozitivisht të fokusuar për zhvillimin e kësaj komune dhe ju premtojë se çdo qindarkë të ndarë nga buxheti komunal do të investohet për projekte të rëndësishme për qytetarët”, u shpreh kandidati për kryetar të Manastirit nga LSDM, Hristo Kondovski.
 
Edhe kandidati për kryetar të komunës së Karposhit Dushko Veskovski në terren punon për të shtuar numrin e votatave në rreth të dytë. Paralamëron shumë projekte kapital infrastrukturore dhe linja të reja të transportit publik. Premton se pas katër viteve lagja Karposh do jetë në plotë kuptimin e fjalës një komunë urbane, moderne dhe europiane. 
 
“Prej ditës së hënë do të lëshohet në përdroim linja 29 e cila do të qarkullojë nga lagjen Zhdanec, Trnodoll, Karposh 3, Siti Moll dhe anasjelltas. Kjo linjë lëshohet në përdorim në bazë të kërkesës së qytetarëve me çrast do tu lehtësohet qasja deri tek qendra e komunës Karposh dhe qytetit”, theksoi kandidati për kryetar të Krushevës nga LSDM, Dushko Veskovski. 
 
Kreu i LSDM-së Zoran Zaev pas vizitiës në komunën e Manastirit u bë me dije të gjithë qytetarëve se nga votat e tyre varet e ardhmja e këtij vendi. Zaev duke bërë krahasim mes qeverisjes së LSDM-së dhe asaj të VMRO-së dikur tha se, LSDM ka punuar dhe ka dhënë rezulate shumë më shumë sesa opozita dikur. U rikujtojë qytetarëve se LSDM ka dëshmuar guxim dhe ka zgjidhur shumë çështje të mëdha, për dallim nga opozita që preferonte regjimin.. 
 
“Të përgjegjshëm dhe të ndërgjeshëm jemi, po u përgjigjemi kërkesave të qytetarëve. Kjo gjë tek oponenti ynë politik as që diskutohet dhe nuk egziston. Ata janë narcisoid dhe të frymëzuar me nacionalizëm, ata janë vetëpëlqyer, ata janë në regjim. Të njëjtët njerëz janë ata. Sa do që të jenë të maskuar dhe të fshehur mbrapa kandidatë dhe programe të ndryshëm, deri tani asnjë gabim nuk e pranuan nga e kaluara dhe një falje nuk kërkuan”, u shpreh kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.
 
Për të mos na përseritet regjimi i kaluar Zaev ftoi qytetarët, e në veçanti atyre që në rrethin e parë fare nuk dolën të votojnë,  që më 31 tetor masovisht të votojnë kandidatët e koalicionit të LSDM-së pasi që sipas tij, ata premtojnë zhvillim të përshpejtuar ekonomik dhe komunal. 
 
Koalicioni i drejtuar nga LSDM, në rrethin e dytë garon me 32 kandidatë e në 22 komuna do të ballafaqohet drejtëpërdrejt me opozitën. “Beteja” më e madhe do të jetë për kryetarin e Qytetit të Shkupit dhe në disa komuna tjera të mëdha.
 
REXHEP QAMILI