Maqedoni

Zgjedhjet lokale 2021, Jakimovski: Qytetarët i njohën premtimet reale

23.10.2021 17:27

Kandidati i GROM-it për Karposhin, Stevce Jakimovski, thotë se qytetarët...

Kandidati i GROM-it për Karposhin, Stevce Jakimovski, thotë se qytetarët dinë të njohin premtimet reale dhe i dhanë mbështetje. 
 
“Cdo ditë i kam paraqitur idetë dhe projektet për zhvillimin e Karposhit dhe kjo është arsyeja përse qytetarët më dhanë besimin për të hyrë në rrethin e dytë. Pra rezultatet, fakti nëse ajo që propozoni është e matshme. E shikoni që kundërkandidati im thotë se nuk mund t’i gënjejmë më qytetarët duhet të dalim me projekte reale. E kjo iu kujtua në rrethin e dytë kur e panë se kaluan ashtu si kaluan në Shkup”, u shpreh kandidati i GROM-it për Karposhin, Stevce Jakimovski.