Maqedoni
Kumanovë, po mbahet Festivali i parë Ballkanik
23.10.2021 17:44
Në Kumanovë,në organizim të Ansamblit të këngëve dhe valleve “Bajram Shabani”...

Në Kumanovë,në organizim të Ansamblit të këngëve dhe valleve “Bajram Shabani” për herë të parë po mbahet Festivali Ballkanik i këngëve dhe valleve.
Festivali në fjalë do të mbahet nga data 22 e deri më 24 tetor, me ç rast çdo mbrëmje do të performojnë nga 7 Ansamble edhe atë nga Shqipëria, Turqia, Kosova, Serbia, Bosnja, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut.
“Ne bëm një hap të vogël që shpresoj që për qytetin e Kumanovës një arritje e madhe për shkak se prej sonte e tre netët e ardhëshme do të mund ti shohim kulturat e vendeve që kemi përreth, popujve fqinjë e me të cilët bashkë jetojmë në këtë nënqiell”, tha mes tjerash, Ramadani.
Festivali ka karkter garues, për çka në fund edhe do të shpërblehen më të mirët me çmime të caktuara. Festivali përfundon nesërmbrëma, ku mysafir special do të jet Ansambli Profesionist “Shota” nga Prishtina.
FATLUM AQIFI
