Maqedoni

MSh: 46% e qytetarëve mbi 18 vjeç janë vaksinuar

23.10.2021 18:01

Të premten me dozen e tretë të vaksinës anti kovid janë vaksinuar 4720 qytetarë që arrinë 45% të numrit...

Të premten me dozen e tretë të vaksinës anti kovid janë vaksinuar 4720 qytetarë që arrinë 45% të numrit prej gjithsejt 10 mijë e 386 personave që deri tani kanë marrë dozen e tretë.
 
Poashtu të njejtën ditë dozen e parë të vaksinës e kanë marrë 638 qytetarë, ndërsa dozen e dytë 1472 qytetrë. Deritani në vend janë vaksinuar gjithsejt 801 mijë e 326 persona prej të cilëve me dozen e dytë 769 mijë e 356 persona.
 
Shprehur në përqindje të paktën me një doze janë vaksinaur 57% e popullsisë së moshës madhore, ndërsa me dy doza janë vaksinuar 46% e qytetarëve të moshës mbi 18 vjeç.
 
Ndërsa nga numri i përgjithshëm i popullsisë përfshi edhe fëmijët vaksinimi në vend të paktën me një doze arrinë në 38%, derisa revaksinimi arrinë në 35%.