Maqedoni
Sh.F “Panajot Ginovski”, arsimtari përdorë dhunë ndaj nxënësit
23.10.2021 18:33
Një arsimtar në shkollën fillore “Panajot Ginovski” në Butel të Shkupit shihet duke rrahur nxënësin...

Një arsimtar në shkollën fillore “Panajot Ginovski” në Butel të Shkupit shihet duke rrahur nxënësin.
Dhuna e arsimtarit ndaj nxënësit shihet në një video të publikuar në rrjetin social “Tik-Tok” ku shihet se si mësuesi godet me shuplakë një nxënës në prani edhe të nxënësve të tjerë.
Incidenti është konfirmuar nga drejtori. Mësuesi ligjëron gjuhën angleze, ndërsa nxënësi është në klasën e shtatë.
Rasti është denoncuar në polici dhe sipas procedurave mësuesi do të dalë para komisionit disiplinor.
