Botë
ShBA-Meksikë: Këtë vit mbi 1.7 milion migrant
23.10.2021 19:08
Mbi 1.7 milion migrantë janë ndaluar përgjatë kufirit të SHBA-ve me Meksikën në 12 muajt e fundit...

Mbi 1.7 milion migrantë janë ndaluar përgjatë kufirit të SHBA-ve me Meksikën në 12 muajt e fundit, që është numri më i lartë i regjistruar ndonjëherë.
Mbi një milion janë dëbuar për në Meksikë apo në shtetet e tyre të origjinës, njoftojnë Dogana dhe Mbrojtja Kufitare e SHBA-së. Autoritetet amerikane kanë ndaluar persona nga mbi 160 shtete.
Popullariteti i presidentit amerikan, Joe Biden ka rënë, pjesërisht për shkak të politikës së tij për migrantët.Anketat flasin se vetëm 35 për qind e amerikanëve, kanë thënë se pajtohen sesi presidenti po e menaxhon këtë çështje.
Presidenti Biden është zotuar se do të ketë politika më humane sa i përket migrimit, krahasuar me paraardhësin e tij, Donald Trump, por kufiri SHBA-Meksikë është përfshirë nga kriza gjatë nëntë muajve të administratës Biden.
Sipas të dhënave, numri i ndalimeve për vitin fiskal 2021, që përfundoi në shtator, është më i lartë që prej vitit 2000. Atë vit, mbi 1.6 milion migrantë ishin ndaluar në kufirin SHBA-Meksikë.
“Numri më i lartë i dëbimeve gjatë pandemisë ka kontribuar që më shumë migrantë të tentojnë disa herë ta kalojnë kufirin”, tha Dogana amerikane.
Shumica e personave që kanë tentuar hyjnë ilegalisht në SHBA ishin nga Meksika, Guatemala, Hondurasi dhe El Salvandori. Në mesin e atyre që kanë tentuar të futen ilegalisht në SHBA-janë mbi 145 mijë fëmijë të pashoqëruar.
