Maqedoni

Persona të catuar keqpërdorin emisionin “Lot dhe Gëzim"

14.12.2014 18:08

Edhe përkundër kontributit të madh të emisionit Lot dhe Gëzim si dhe donatorëve të cilët dëshirojnë të mbeten anonim...

Edhe përkundër kontributit të madh të emisionit Lot dhe Gëzim si dhe donatorëve të cilët dëshirojnë të mbeten anonim, për të ndihmuar skamnorët, fatkeqësisht persona të caktuar vazhdojnë të keqpërdorin emrin e emisionit “Lot dhe Gëzim”, dhe emrat e gazetareve Rina Turkeshi dhe Hamide Ibrahimi duke u munduar të përfitojnë nga risku i nevojtarëve.

Andaj, lusim opinionin që të mos bien pre e situatave të tilla sepse këtë emision e udhëheqin  dy gazetare dhe në rast nevoje të drejtën legjitime për tu drejtuar kompanive që ti ndihmojnë familjet e emisionit e kanë vetëm ato.

Ne jemi shumë transparent në punën tonë dhe jo rastësisht ky mision ka mbijetuar 7 vite duke u ndërtuar afro 71 shtëpi dhe janë shëruar 12 fëmijë me sëmundje të rrënda.

Moto e këtij emisioni është “Gjithnjë pranë familjeve skamnore, prandaj të kontribojmë në lumturin e jo të përfitojmë nga risku i tyre.