Maqedoni
Zgjedhjet lokale 2021, Besa premton investime në komunën e Tetovës
24.10.2021 13:14
Kandidati i Lëvizjes Besa Billall Kasami, vizitoi fabrikën për përpunimin e produkteve bujqësore në Vushtri...

Kandidati i Lëvizjes Besa Billall Kasami, vizitoi fabrikën për përpunimin e produkteve bujqësore në Vushtri. Premton ta sjellë si investim në Tetovë.
“Ishim në Kosovë ku ku vizituam një fabrikë për përpunimin e patates, gjegjësisht për prodhimin e llojeve të ndryshme të chipsit, nga ku morëm premtim që mund të vijë edhe në Maqedoni nga momenti kur ne në kryje të Komunës të Tetovës do t’i mundësojmë që atë investim ta realizojë. Menjëher pas marjes së mandatit nga ana ime në komunë të Tetovës, dot mund të ketë edhe një investim privat ku do të mund të punësohen më shumë se 60 punëtor. Gjithashtu vazhduam edhe me vizitën e shtabeve”, u shpreh kandidati për kryetar të komunës së Tetovës nga Lëvizja Besa, Bilall Kasami.
