Maqedoni
Zgjedhjet lokale 2021, Pajaziti prezenton projektet për Bërvenicën
24.10.2021 13:31
Kandidati i pavarur në Bërvenicë, Enver Pajaziti, thotë se tre rrugë janë të tenderuara e pritet përfundimi...

Kandidati i pavarur në Bërvenicë, Enver Pajaziti, thotë se tre rrugë janë të tenderuara e pritet përfundimi i tyre që u zgjat për shkak të Covid-it.
“Prioriteti I parë është rruga e varrezave në Cellopek deri në qendër të fshatit, nga qendra e fshatit deri në Strimicë këto vecmë janë të tenderuara. Njëkohësisht edhe qendrën në fshatin Bërvenicë. Në Radiovcë lagjia e re, atje poashtu është e tenderuar dhe pritet të fillojë në fund të tetorit, por nuk e dimë saktë pasi tenderimin e ka bërë Ministria e Transportit Dhe Lidhjeve”, u shpreh kandidati i pavarur për komunën e Bërvenicës, Enver Pajaziti.
