Maqedoni
Zgjedhjet lokale 2021, PDSh prezenton projektet për Studeniçanin
24.10.2021 14:07
Kandidati i PDSH-së në Studenican, thotë se komuna ka kevojë për stacione filtrimi...

Kandidati i PDSH-së në Studenican, thotë se komuna ka kevojë për stacione filtrimi dhe për rregullimin e kanalit të hapur që kalon mes arave.
“Është projekt që kushton shumë mjete e ne jemi të kufizuar me mjete buxhetore. Do e fillojmë si iniciativë fillimisht duke bërë projektet. Ne duhet të ndërtojmë 2-3 qendra filtrimi. Problem tjetër është kanali i hapur. Dy apo tre herë kam ndërrmarë aksio për të pastruar këtë kanal. Bashkë me komunën e Kisela Vodës, jemi në diskutime për të bërë projektin e më pas do të insistojmë të dyja komunat për të gjetur edhe mjetet financiare”, u shpreh kandidati për kryetar në komunën e Studeniçanit nga PDSh, Azem Sadiki.
