Maqedoni
Zgjedhjet lokale 2021, BDI kërkon votë për fitore në Gostivar e Kërçovë
24.10.2021 14:25
Bashkimi Demokratik për Integrim mbajti mbrëmë tubim në Cegran të Gostivarit...

Kreu I BDI-së Ali Ahmeti kërkoi votë masovike për rrethin e dytë. Potencoi se BDI dhei gjithë eksekuzivi qëndrojnë pas projekteve me të cilat garon në këto zgjedhje lokale kandidati integrist Nevzat Bejta.
Ahmeti, para banorëve të Çegranit tha që me insistimin e BDI-së është inicuar projekti për lidhjen hekurudhore mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, andaj vota për BDI është votë për realizimin e këtij projekti madhor. Gjithashtu përmendi edhe projekte të tjera madhore që presin realizim.
“Përpara kemi projekte të rëndësishme siç është Korridori Tetë, rruga Tetovë – Prizren, rrjeti i gazifikimit që ka arritur në Gostivar dhe që do të vijon në Kërçovë, Strugë e Korçe, andaj na duhet përkrahja e juaj që komunat tona të drejtohen nga shqiptarë dhe këto projekte të përfundohen. Të jem i sinqert dhe të flas hapur si vëllau me vëllaun, nuk dua të humb nga VMRO-DPMNE në Gostivar dhe Kërçovë. Këtë e them me shumë seriozitet. Kërkoj nga ju mbështetje dhe më 31 tetor të dalim fitimarë. Të ishte e pamundur as që do të vija të kërkoja mbështetjen tuaj. Por të mobilizuar mund të fitojmë”, u shpreh kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.
Nga Cegrani BDI premton edhe zgjidhjen brenda një viti të problemit me deponinë rajonale dhe do të shmangin deponitë pa leje. Si projekt kryesor që e përfshinë edhe Çegranin, është projekti “Ujë për Gostivarin” për të cilin janë siguruar 9.2 milion franga nga qeveria zvicerane.
Me këtë projekt, edhe Çegrani do të furnizohet me ujë për pije nga burimi i lumit Vardar. Me planet për Gostivarin e nesërm thanë se kanë paraparë edhe zona të lira ekonomike. Një nga ato do të jetë edhe në Çegran.
Po në këtë zonë parashihet edhe hapja e një fabrike të kompanisë “P.R.G Angli”, një investim ky prej 15 milion dollarësh që do mundësojë hapjen e vendeve të reja të punës. Nga BDI thonë se Çegrani ka tashmë aktin e përgjithshëm urbanistik dhe të gjitha objektet tani mund të ndërtohen me leje për ndërtim.
Premtuan sallë e terrene sportive, kënde lojërash, rregullimin e oborreve të dy shkollave, vënien në funksion të çerdhes parashkollore, kanalizimin për vaditjen e tokave pjellore përfshirë ndërtimin e pendës, si dhe përfundimin e rrugëve dhe rrugicave brenda fshatit.
SEDAT SELIMI
