Maqedoni
Zgjedhjet lokale 2021, Istrefi takime me struganët para raundit të dytë
24.10.2021 14:43
Me moton “Drejtësi në investime, drejtësi për abuzuesit”, kandidati për kryetar të qytetit të Strugës Idri Istrefi...

Me moton “Drejtësi në investime, drejtësi për abuzuesit”, kandidati për kryetar të qytetit të Strugës Idri Istrefi, nga Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa vazhdon fushatën e tij para raundit të dytë të zgjedhjeve.
Përderisa zgjat fushata, Istrefi do t’i vizitojë gjitha fshatrat dhe vendbanimet në qytet, që deri tek qytetarët të sjellë, siç tha ofertën e tij të pastërt që ata në rrethin e dytë të marrin vendimin e duhur. Ai do të rishpalos idenë dhe strategjinë për zhvillimin dhe tjetërsimin e komunës.
Do të jetë në shërbim të qytetarëve dhe me ndershmëri e transparencë synon të kthejë shpresën e humbur tek struganët, që të shohin qytetin e tyre si një vend me perspektivë për të rinjtë. Përpos zhvillimit të arsimit, Istrefi premton më shumë fusha sportive për rininë, përmirësimin e infrastrukturës, menaxhimin me mbeturinat si dhe ruajtjen e ambientit. Me amrrjen në menaxhim të komunës, struganët do të jetojnë me dinjitet, thotë Istrefi.
“Ne tash kemi filluar raundin e dytë dhe siç e kishim fushatën në çdo cep të Strugës edhe tash bëjmë takime me qytetarët dhe shoh që struganët do të bëjnë ndryshimin, struganët kërkojnë ndryshimin. Unë ju garantoj struganëve se pas 31 tetorit do të ndalen shantazhet, do të ndalen keqpërdorimet në nivel lokal dhe ato do të denoncohen në organet përkatëse”, u shpreh kandidati për kryetar komune të Strugës nga ASh - Alternativa, Idri Istrefi.
Kandidati I opozitës shqiptare Idri Istrefi hedh akuza në keqmenaxhimin me komunën nga kryetari aktual, andaj me ardhjen në krye të komunës thotë se do të bëj revizion të punës së tij. Ndërkohë duke falënderuar stuganët për mbështetjen e dhënë në rrethin e parë, kërkoi edhe një herë votën e tyre që pas 31 tetorit të mposhtin, siç thotë ai regjimin aktual.
“Unë ju jap fjalën që gjatë marrjes së mandatit, në fillim të marrjes së mandatit do të bëj një revizion komplet të punës së Ramiz Merkos dhe çdo keqpërdorim do ta bëj publike. Ju bëj apel të gjithë struganëve, sepse Struga është e madhe, Struganët do të vendosin pa dallim feje, etnie apo gjuhe që të na mbështesin programin tonë I cili është për një Strugë, për ta çliruar Strugën prej këtij regjimi”, theksoi Istrefi.
Sipas Istrefit votuesit strugan në rrethin e parë janë përballur me shantazhime të ndryshme të pushtetit andaj kërkoi nga organet e rendit që të parandalojnë keqpërdorimet e mundshme në raundin e dytë zgjedhor, ndërkohë qytetarët denoncimin e trysnive parazgjedhore, që ata të vendosin drejtë dhe pastërt për komunën e tyre.
MERAL ISMAILI
