Maqedoni

Gostivar, përkujtohet veprimtaria e komandant Fishekut

24.10.2021 15:01

Mbreme në Gostivar u mbajtë Akadenia Pëekujtimore kushtuar Ismail Mehmedi-Komandant Fishekut...

Mbreme në Gostivar u mbajtë Akadenia Pëekujtimore kushtuar Ismail Mehmedi-Komandant Fishekut, me rastin e shënimit të dhjetë vjetorit të ndarjes nga jeta të këtij luftetari nga fshati Sërmnovë.
 
Pas intonimit të himnit kombëtarë, akademia u hap nga gjenerai Kudusi Lame nga Shqipëria, ndërsa folën edhe bashkëveprimtarë nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut.
 
Për nderë të kësaj ngjarjeje, me një koreografi interesante u paraqitën artistët e SH.K.A "Jahi Hasani" nga fshati Çegran. Për herë të parë, në këtë akademi u prezentua edhe një dokumentar kushtuar jetës dhe veprës së Ismail Mehmedit-Komandant Fisheku.
 
Dokumentari mbante titullin "Shquponja e tre foleve të UÇK-së", pasi Mehmedi kishte qenë lutëtar në Kosovë; Preshevë, Medvegjë dhe Bujanocë dhe në Maqedoni.
 
Akademia u mbyll me prezentimin e këngës kushtuar këtij heroi nga artistët Ilir Shaqiri dhe Ylber Arifi. Ismail Mehmedi-Komandant Fisheku  ndëroi jetë me 11 tetor 2011 në fshatin e tij të lindjes, në Sërmnovë.
 
LULZIM HAZIRI