Maqedoni

Zgjedhjet lokale 2021, LSDM kërkon mbështetje të fuqishme në Shkup

24.10.2021 15:19

LSDM ka vazhduar me paraqitjen e projekteve të realizuara dhe premtimet e reja për qytetin e Shkupit...

Për 4 vite arritëm ta ulim ndotjen për një të tretën dhe pas viteve kjo nuk do jetë as temë diskutimi tha kandidati I LSDM-së për Shkupin Petre Shilegov. Premtoi ndryshim rrënjësor të kryeqendrës në 4 vitet e ardhëshme.
 
Shkupi do jetë një qytet pa rrëmujë e me zgjidhje të reja në komunikacion. Do hecim në një zonë shëtitjeje prej 70 hektarësh në qendër, me shumë bimësi dhe hapësira të lira . Shilegov thotë se vizioni i tij për Shkupin, është keji “13 Nëntori”.
 
Tha se pas një viti, Shkupi do të ketë një plan të ri gjeneral urbanistik që do jetë garanci se askush më nuk do e keqpërdorë e që garanton urbanizim normal jashtë qendrës së qytetit. Tha se për ambicje të tilla në të mirë të qytetit duhet kohë sepse për Shkupin nuk mund të punohet lehtë, por me plan strategjik e përgjegjësi . 
 
“Ajo që unë e di më së miri është se asgje nuk arrihet shpejt dhe lehtë sic paralajmëron Asrosvka. Duhet shumë punë, mund, planifikim dhe investi afatgjatë. Projketet tona ofrojnë zgjidhje për 50 vitet e ardhëshme. E kjo nuk realizohet as shpejt e as lehtë ashtu si thonë VMRO-DPMNE dhe Arsovska”, u shpreh kandidati për kryetar të qytetit të Shkupit nga LSDM, Petre Shilegov. 
 
Edhe kreu I LSDM-së Zoran Zaev, kërkoi mbështetje masovike në Shkup. Zaev tha se është i bindur që rruga në të cilën u nisëm baskarisht, kalohet vetëm kur njerëzit vazhdojnë të mbeten të bashkuar. Në këtë rrugë të gjithë ruajnë integritetin e tyre, por duke përmirësuar të gjitha parregullsitë e lëshimet e bëra në të kaluarën.
 
Nga gabimet mësohet tha Zaev duke shtuar se cdo kohë ka sfidat e saj. I quajti të vështira kompromiset në tryezat diplomatike por po aq të vështira edhe kompromiset me vetveten. Por sipas tij, cdo politikan ka detyrim ta cojë vendin përpara. E duhet të bashkohemi që të vazhdojmë rrugën tonë përpara. Të dalim e të votojmë për përparimin , porositi Zaev.
 
“Ne jemi me një hap lart në mal ku do vendosim edhe një tjetër flamur fitoreje për lirinë, përparimin dhe integrimin. .. Por jemi me një hap edhe në humnerë, në kthimin pas në 2016, kush e di ndoshta edhe në 2001. Në rrezik, pasiguri, krizë e izolim.  Keni dëgjuar për centimetrin e fundit para cakut. Asgjë nuk është më vështirë se ecja në këtë centimetër të fundit”, theksoi kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev. 
 
Zaev thotë se e ka të qartë se njerëzit mendim lirë në Shkup, dinë edhe të japin mësim por dinë fare mirë edhe kur janë të nevojshëm për qytetin dhe shtetin e tyre, se ata i dinë përgjegjësitë e tyre. Prandaj sipas tij, qytetaria progresive , më 31 tetor, do të japë fuqishëm votën për progresin.  
 
FARIJE DAUTI BAKIU