Maqedoni
Zgjedhjet lokale 2021, Dimitrievski pret mbështetje nga kumanovarët
24.10.2021 15:37
Kandidati i pavarur për Kumanovën, Maksim Dimitrievski thotë se ka koalicion vetëm me qytetarët...

Kandidati i pavarur për Kumanovën, Maksim Dimitrievski thotë se ka koalicion vetëm me qytetarët e do vazhdojë të punojë për interesin e qytetarëve.
“Ne kërkojmë mbështetje nga të gjithë qyetarët e komunës së Kumanovës pa marrë parasysh cilit opsion politik i përkasin. Sepse opsioni ynë është opsion që punon me vullnetin e qytetarëve, për qytetarët. Qëllimi i inciativës “Për Kumanovën tone”, është ta lëmë politikën dhe interesat personale e politike të individëve që kanë uzurpuar subjektet politike në plan të dytë, e të punojmë vetëm në interes të qytetarëve”, u shpreh kandidati i pavarur për Kumanovën, Maksim Dimitrievski.
