Maqedoni

Hapja e negociatave brenda 2021, Selimi: Ka optimizëm, parashikimet e paqarta

24.10.2021 15:55

Raporti pozitiv i KE-së për RMV-në me rekomandime të caktuara, presioni diplomatik i SHBA-ve dhe BE-së...

Raporti pozitiv i KE-së për RMV-në me rekomandime të caktuara, presioni diplomatik i SHBA-ve dhe BE-së për fillimin e bisedimeve  janë angazhime në favor të RMV-së për të ecur një hap drejt procesit eurpointegrues, por e gjitha këto përpjekje në fund trokasin në derën e Bullgarisë nëse do të tërheq veton apo jo.
 
Kështu vlerëson analisti politik Sefer Selimi mundësinë  për të filluar shteti bisedimet me BE pas samitit të 14 dhjetorit. Ai mbetet i rezervuar për epilogun e mundshëm për të gjetur zgjidhje RMV dhe Bullgaria, por sërsih mendon se ka një optimizëm të matur, dy shtetet të tejkalojnë dallimet.
 
“Duke marrë parasysh të gjithë konstelacionin gjeopolitk në Ballkan, zgjedhjet e paqarta të cilat do të zhvillohen edhe në Bullgari, duke marrë parasysh qëndresën që bëri Bullgaria në vitin e fundit ndaj dhënies së dritës jeshile për hapjen e negociatave, nuk mund të parashikohet apo të jepet një vlerësim i qartë dhe i sigurt se kjo do të ndodh në samitin e ardhshëm. Optimizmi eksiton, është I arsyeshëm por nuk dihet përfundimi”, u shpreh analisti politik Sefer Selimi. 
 
Kryeminsitri bullagr Janev ditë më parë ka siguruar se pas zgjedhjeve të tetorit në RMV dhe nëntorit në Bullgari, dialogu mes Shkupit dhe Sofjes do të ketë kuptim tjetër. Edhe zyrtarët vendor kanë bërë të ditur se në 6 pikat e diskutimit mes palëve, kemi një lëvizje të vogël drejt zgjidhjes.
 
Mbetet të shihet nëse deri në dhjetor  do të kemi një marrëvshje me Bullgarinë dhe në samtin e fundit të KE- së për këtë vit, Sofja të tërheq veton ndaj RMV-së.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU