Maqedoni

Dimitrov, bisedimet me BE-në të mos mvaren nga historianët

24.10.2021 16:13

Tek marrveshja me bullgarinë pjesa për mos përfshirje në punët e brendëshme është reciprokethot zëvendës...

Tek marrveshja me bullgarinë pjesa për mos përfshirje në punët e brendëshme është reciprokethot zëvendës kryemisnitri për euro integrime Nikolla Dimitrov. Ai sqaron se vendi ka marr për obligim që të mos përzihet në punët e brendëshme të vendit fqinjë por edhe Bullgaria e ka për obligim të mos përzihet në punët e brendëshme të vendit.
 
Në vend të parë është e drejta për vet vendosje dhe vet deklarim, por kët qëndrojnë edhe mospajtimet mes dy vendeve. Dimotrov për Evropën e Lirë ka thënë se ka pasur disa propozime për arritjen e marrveshjes edhe gjat kryesimit gjerman edhe portugez me BE-në por mospajtimet vetëm sa u thelluan. 
 
“Detyra jonë është ambienti pozitiv, problemi në punën e këtij komisioni është para së gjithash ideja se puna e tyre duhet të jet kusht për përparimin tonë drejt BE-së. Kur vendoset ky presion ky kërcnim jo vetëm që nuk krijohet ambient pozitiv por bëhet ambient negativ. Prandaj mendoj se pa marr parasyshë dëshirat problemi kryesorë i mardhënieve të pozicioneve dhe politikës qëndron pikërisht këtu. Dëshirohen rezultate nga komisioni për çështje historike dhe arsimore por por u krijua ambient i nënvlerësimit”, u shpreh zëvendës kryemisnitri për euro integrime Nikolla Dimitrov. 
 
Nëse procesi ynë drejt BE-së mvaret nga historianët, atëherë atë vështirë se mund ta quajmë evropjanizim thot Dimitrov sipas të cilit kjo duhet të mvaret nga reformat që po ndërmerr vendi. 
 
Për momentin është shum me rëndësi nëse qeveria teknike në Bullgari mund të jap dritë jeshile që vendi të fillojë bisedimet me BE-në, përkatësisht të miratohet korrniza e bisedimeve dhe të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare. 
 
FARIJE DAUTI BAKIU