Maqedoni
Zgjedhjet lokale 2021, Arsovska prezanton pojektet për Aerodromin
24.10.2021 16:49
Kandidatja e pavarur për Shkupin, Daniela Arsovska, prezentoi projektet për komunën Aerodrom...

Kandidatja e pavarur për Shkupin, Daniela Arsovska, prezentoi projektet për komunën Aerodrom. Premton ndërtimin e një mega parku.
“Në Aerodrom do të ndërtohet një nga 5 mega parqet nën shembullin e parkut të qytetit, që do të ndihmojë të gjithë njerëzit që jetojnë këtu, të jetojnë në një komunë ku do ketë mjerte plotësuese rekreative dhe shtim të hapësirave të gjelbërta që janë kaq të nevojshme për qytetin. Do të punojmë për zgjidhjene problemeve që ditën e parë. Besojmë se të gjithë shkupjanët, mes tyre edhe ata që banojnë në komunën Aerodrom, do jenë të kënaqur që jetojnë në një komunë e një qytet ku jetojnë njerëz të lumtur”, u shpreh kandidatja e pavarur për Shkupin, Daniela Arsovska.
