Maqedoni
AUV, ushqimi në RMV është i sigurt
24.10.2021 17:08
Ushqimi që konsumojmë është i sigur. Kontrollet janë të vazhdueshme dhe të përforcuara...

Ushqimi që konsumojmë është i sigur. Kontrollet janë të vazhdueshme dhe të përforcuara, mbikëqyrja intensifikohet dhe numri i inspektimeve rritet, thot drejtori i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Nikollçe Babovski.
Ka dërgesa të pasigurta, por asnjëra prej tyre nuk del në treg thot Babovski në një intervistë për MIA-n.
“Reagojmë menjëherë dhe veprojmë jashtëzakonisht profesionalisht. Produkti në bashkëpunim me operatorët ekonomik tërhiqet nga tregjet, por vetëm linja që lajmërohet si e pasigurt dhe nuk duhet të ketë asesi konfuzion apo dilemë”, thot Babovski.
Ai paralajmëron se brenda një viti e gjysëm AUV duhet të ketë një sistem softuerik krejtësisht të ri që me një klikim do të mundësojë marrjen e të gjitha të dhënave në çdo kohë.
“Ne bëjmë të pamundurën që të kemi ushqim të sigurt në vend, pavarësisht nëse blihet në markete, në ambientet e hotelierisë apo në ambientet e ushqimit të shpejtë. Qytetarët duhet të dinë se një markë tregtare lihet ndonjëherë në shitje edhe pse një pjesë e caktuar e prodhimit të saj është lajmëruar si e pasigurt. Kjo nuk do të thotë që i gjithë prodhimi nga ajo markë është i pasigurt dhe i dëmshëm. Prandaj përmes njoftimeve themi saktësisht se cila pjesë, nga cili proces i prodhimit të asaj marke tregtare është tërhequr”, sqaron Babovski.
Ai megjithate thekson se konsumatorët duhet të kenë kujdes se çfarë blejnë, të lexojnë me kujdes deklatat.
