Maqedoni

Mjegulla ‘paralizon’ Shkupin

15.12.2014 09:11

Mjegulla të dendura kanë mbuluar qytetin e Shkupit...

Duhet të keni kujdes në veçanti nëse vozisni në orët e vona pasi që shikueshmëria me veturë është jashtëzakonishtë e vogël.
 
Nga mjegulla e dendur është bllokuar edhe aeroporti i Shkupit, dhe se shumë fluturime dhe aterime janë anuluar.
 
TAV Maqedoni lajmëron të gjithë udhëtarët dhe palët e interesuara që të ndjekin portalin e tyre zyrtar, për t’u informuar për çdo informacion të fundit lidhur me gjendjen e fluturimeve dhe gjendjen e aeroportit, që është mbuluar nga mjegullat e dendura.
 
Po ashtu rekomandohen edhe kontakte me kompanitë e fluturimeve për të informuar për çdo situatë të re.