Maqedoni
Zgjedhjet lokale 2021, VMRO DPMNE kërkon votë për ndryshimin në Ohër
24.10.2021 17:26
VMRO DPMNE ka vazhduar me tubimet e takimet me qytetarët në kërkim të votë për rethin e dytë të zgjehjdeve...

Gjatë takimit me qytetarët në Peshtani të Ohrit, në pyetjen e gazetarëve rreth raportit të fundit të KE-së për RMV-në, Mickovski tha se sic thotë edhe vetë raporti, përparimi I vendit është shumë i keq, e raporti vetëm konfirmon gjërat për të cilat VMRO-DPMNE flet gjatë gjithë kohës, se nuk ka reforma në vend dhe se ka një jashtëzakonisht nivel i lartë i krimit dhe korrupsionit.
“Vetë raporti është shumë i keq. Vlerësimi im është se ai është shumë i keq, sepse ka një shënim të asaj që themi gjatë gjithë kohës. Dhe ky është niveli jashtëzakonisht i lartë i krimit dhe korrupsionit që mbizotëron në Maqedoni, mungesa e reformave dhe ky është praktikisht rezultati që po jetojmë sot. Pesë vjet pasi eksponentët kryesorë të qeverisë u fotografuan në aeroplan, nuk na bindin se kemi filluar negociatat me Bashkimin Evropian dhe në realitet jemi shumë larg kësaj dhe tani në klithmat e fundit për të qëndruar në pushtet edhe disa muaj për të ndarë tenderat, Zoran Zaev dhe të tjerët rreth tij po shesin Maqedoninë dhe gjithçka maqedonase. Pesë vite na bindin, nga ajo foto në aeroplan me gishtin e madh të ngritur, se ne po negociojmë dhe në fakt nuk kemi filluar ende negociatat. Epo, ne tani shohim në derën e hapur se si Maqedonia, esenca maqedonase, identiteti maqedonas po shiten, duke menduar se në atë mënyrë diçka do të fitohet, dhe në fakt asgjë nuk fitohet, është vetëm një luftë për mbijetesën politike të Zoran Zaev edhe disa muaj për tenderë dhe për qeveri, për asgjë tjetër”, u shpreh kryetari i VMRO -DPMNE-së, Hristijan Mickovski.
Sipas kreut të opozitës maqedonase, me këta njerëz nuk mund të ndërtohet një e ardhme e re, me këta njerëz mund të shkohet vetëm mbrapa. Në ekonomi ju e shihni se çfarë po ndodh, kriza e energjisë është në prag, kështu që ne me të vërtetë po jetojmë në një situatë të vështirë, dhe kjo situatë e vështirë është shënuar në këtë raport të fundit të Komisionit Evropian për Maqedoninë," tha Mickoski.
Mbrëmë nga Ohri ndërkohë akuzoi oponentin e tij politik se me premtimet dhënë Sofjes, nuk mbron interesat shtetërorë por karriken e tij duke mashtruar jo vetëm fqinjët por edhe popullin e vet. Ai ka kërkuar mbështetje në rrethin e dytë për kandidatin e VMRO DPMNE-së për komunën e Ohrit, Kiril Pecakov.
Potencoi se përmes takimeve të tilla, dëshirojnë të prezantojmë para qytetarëve të gjitha projektet për Ohrin. Kiril Peçakov kishte përkrahje të madhe në raundin e parë, por me 31 tetor ne fillojmë nga zero, ndaj i bëj thirrje popullit të Ohrit të dalin të votojnë masovikisht sepse vetëm kështu mund të tejkalohen presionet, kërcënimet, ryshfeti tha Mickoski.
Përmendi shembuj të presioneve, ofendimeve, poshtërimeve të një grupi të qytetarëve dhe policëve në Prilep ndaj kryetarit të zgjedhur Borçe Jovçeski, duke kërkuar nga prokuroria që të bëjë hetime, sepse, siç tha ai, “në të kundërtën është një shembull i keq për qytetarët , se nuk ka drejtësi në vend”. Nëse kjo i bëhet partisë më të madhe politike dhe kryebashkiakut të ardhshëm, si munden qytetarët do të ndihen të sigurt kur ata që duhet të kujdesen për sigurinë e tyre, janë pikërisht ata që e rreziojnë sigurinë. Kësaj duhet ti vijë fundi të sjellim ndryshimin e vërtetë më 31 tetor, tha Mickovski.
MIGENA GORENCA
