Maqedoni

VMRO DPMNE akuzon për përndjekje, LSDM dhe MPB demantojnë akuzat e opozitës

24.10.2021 18:02

VMRO DPMNE akuzon për përndjekje të antarëve dhe kandidatëve të saj gjatë fushatës zgjedhore

VMRO DPMNE akuzon për përndjekje të antarëve dhe kandidatëve të saj gjatë fushatës zgjedhore, nga ajo që e kanë quajtur, shoqatë kriminale e policëve të afërt me pushtetin. 
 
“Kandidati i VMRO-DPMNE-së tashmë kryetar i zgjedhur i Prilepit, është ndjekur nga policia për qëllime partiake të LSDM-së. Në një tjetër pjesë të brifingut që bëjnë me njëri tjetrin, Darko Cucuillovski, komandant I SPB Prilep shkruan, citoj: ajo është nga komunaleci, është nisur në këmbë te kutitë e për këtë Kire Kitanovski, shoferi i Oliver Llukarevskit jep instruksione; Në kontroll teknik merrjani makinën”, u shpreh Dragan Kovacki nga VMRO-DPMNE.
 
Nga LSDM I hedhin poshtë si të pavërteta këto akuza. Thonë se kanë komunikim të sinqertë me qytetarët. 
 
“Edhe ky grumbull gënjeshtrash nga VMRO DPMNE do të pëlcasë si flluckë sapuni. Ne kërkojmë nga institucionet të ndërmarin procedurë të shpejtë për zbardhjen urgjente të rastit. Opinioni duhet të dijë nëse cilido institucion ka krijuar ndonjë grup të tillë, e nëse veprimet e supozuara që i prezentoi opozita në pres konferencë, kanë ndodur realisht“, thuhet në komunikatën e LSDM-së.
 
Edhe MPB i hedh poshtë si të pavërteta akuzat e VMRO-DPMNE-së.
 
“Pas kontrollit të statistikave, informojmë se atë ditë në Prilep nuk është dërguar asnjë automjet për kontroll teknik, e as nuk është shqiptuar sanksion për kundërvajtje në komunikacion, e kjo tregon se veprimet e cekura, nuk kanë ndodhur”, thuhet në reagimin e MPB-së.