Maqedoni
Zgjedhjet lokale 2021, Jakimovski: Një premtim u realizua ende pa fituar
24.10.2021 18:38
Kandidati i GROM-it për Karposhin, Stevce Jakimovski, thotë se kreu aktual i komunës realizoi premtimin...

Kandidati i GROM-it për Karposhin, Stevce Jakimovski, thotë se kreu aktual i komunës realizoi premtimin e tij zgjedhor për linja urbane, por harroi një pjesë.
“E përshëndes vendimin e autoriteteve të qytetit për linjën e autobizit Tërnovë –Zhdanec- Siti mall, marrë parasysh se ky është premtimi im para 10 ditësh. Jam i lumtur që të paktën një prej premtimeve që ua dhashë banorëve të Karposhit u realizua ende pa u bërë kryetar i komunës. Por dua ti kujtoj që e harruan Nerezin e mesëm, që në propozimin tim gjithashtu duhej të kishte linjë autobuzësh”, u shpreh kandidati i GROM-it për Karposhin, Stevce Jakimovski.
