Botë

Bërnabiq, ka pasur plan për vrasjen e presidentit Vuçiq

24.10.2021 18:56

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq ka deklaruar se ka pasur një plan për vrasjen e presidentit, Aleksandar Vuçiq...

Sipas Bërbaniq, vrasja ishte planifikuar të ndodhte gjatë zbulimit të monumentit të Stefan Nemanjës, më 27 janar të këtij viti në Beograd.
 
“Është planifikuar prej kohësh dhe në detaje. Janë formuar struktura paralele në Ministrinë e Brendshme  dhe janë bërë fushata në mediat e manjatëve, që janë transmetuar edhe në mediat në rajon për dehumanizimin e Vuçiqit, që ta shndërronin atë dhe familjen e tij në një grup kriminal”, ka thënë Bërnabiq për televizionin serb Pink.
 
Bërnabiq tha se me këtë rast janë duke u marrë shërbimet kompetente dhe përgjegjësit nuk do të mund t’i ikin drejtësisë pa marrë parasysh “emrin dhe mbiemrin, funksionin dhe përkatësinë partiake”. Kryeministrja serbe deklaroi se akuzat për përgjimet e Vuçiqit në aferën “Jovanjica” janë “tentativë për grusht-shtet”.
 
Prokuroria për Krim të Organizuar në janar nisi hetimet për shkak të përgjimeve të paautorizuara të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Siç ka thënë vetë Vuçiqi, dyshohet se ai është përgjuar nga shërbimet vendore.