Maqedoni
Kuvendi do ta mbajë mbledhjen e 25-të
15.12.2014 09:17
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet ta mbajë mbledhjen e 25-të...

Në rend dite janë propozim ligjet për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për veprim ndaj objekteve të ndërtuara pa leje, Ligjit për mbrojtje të trashëgimisë kulturore, Ligjit për kontroll ndaj eksportit të mallrave dhe teknologjive me përdorim të dyfishtë, Ligjit për nëpunësit administrativ, Ligjit për të punësuarit në sektorët publik, Ligjit për Regjistrin qendror, Ligjit për banim, Ligjit për veprimtari hotelierike dhe Kodit penal, të gjithë në lexim të parë.
Kuvendi do të debatojë rreth propozim ligjeve për veprimtari botuese, për caktimin e llojit dhe matjes së lartësisë së dënimit, për planifikim hapësinor dhe urbanistik dhe për ndalesë dhe parandalim të kryerjes së veprimtarisë së paregjistruar, të gjithë në lexim të parë.
Me procedurë të shkurtuar para deputetëve janë ndryshimet dhe plotësimet e propozuara të Ligjit për komunikim elektronik, Ligjit për vlerësim, Ligjit për sigurim shëndetësor, Ligjit për kontribute nga sigurimi i detyrueshëm social dhe të Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor.
Në rend dite të mbledhjes janë ratifikimet e disa marrëveshjeve me qeveritë e vendeve të tjera, si dhe disa propozim vendime, me s të cilave për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë për pjesëmarrje në operacionin paqësor "Mbështetja vendimtare" në Afganistan dhe Propozim programi për shënimin e përvjetorëve jubilar të ngjarjeve të rëndësishme dhe personaliteteve të shquara në Republikën e Maqedonisë për vitin 2015./mia
