Maqedoni
Parashikimi i motit
25.10.2021 09:04
Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të vranët në të gjithë vendin...

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të vranët në të gjithë vendin. Pritet të ketë edhe reshje në pjesët jugore të vendit. Do të fryjë erë e dobët në drejtim juglindor.
Temperatura minimale do të jetë prej 0 deri në 9 gradë Celsius, kurse maksimalja prej 11 deri në 16 gradë Celsius.
Në Shkup dhe rrethinë në mëngjes do të jetë freskët, ndërsa gjatë ditës me diell dhe vranësira të vogla. Temperatura minimale do të jetë 1 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të arrij deri në 14 gradë Celsius.
Nga nesër do të jetë më freskët me temperatura të mëngjesit të ulëta, të cilat të martën do të ulen deri në disa gradë nën zero.
