Botë
Turma njerëzish dhe arrestime të civilëve, raportohet për grusht-shtet në Sudan
25.10.2021 09:29
Në Sudan raportohet për një grusht shtet ushtarak pasi disa anëtarë të qeverisë kalimtare dhe udhëheqës tjerë civilë janë arrestuar.....

Në Sudan raportohet për një grusht shtet ushtarak pasi disa anëtarë të qeverisë kalimtare dhe udhëheqës tjerë civilë janë arrestuar.
Raportohet se në mesin e zyrtarëve që janë vënë në arrest shtëpiak është edhe kryeministri, Abdallah Hamdok. Ministria tha se kryeministri Hamdok është nën presion për të mbështetur një grusht shteti, por po refuzonte ta bënte këtë dhe iu kërkoi njerëzve të vazhdonin me protesta paqësore për të "mbrojtur revolucionin". Shtetet e Bashkuara janë "thellësisht të alarmuara" me raportet nga Sudani tha i dërguari i posaçëm, Jeffrey Feltman. Dëshmitarët kanë thënë se në kryeqytetin Kartum është ndërprerë interneti, ndërsa në rrjetet sociale janë shfaqur imazhe që tregojnë turma të zemëruara duke djegur goma në rrugë.
Ushtria dhe njësitë paraushtarake janë vendosur në të gjithë qytetin, duke kufizuar lëvizjen e civilëve, raportojne mediat e huaja.
