Maqedoni
Zgjedhjet lokale 2021, Alternativa: Nuk ka përçarje në koalicion
25.10.2021 12:48
Alternativa mohon zërat për përcarje në koalicionin me ASH-në....

Alternativa mohon zërat për përcarje në koalicionin me ASH-në. Thotë se punohet për shumicë të re parlamentare e jo për hyrje në qeverinë aktuale.
“Janë gjëra në kuadër të fushatës parazgjedhore për të futur përçarje në kuadër të koalicionit, janë të parëndësishme edhe krejt relative. Koalicioni jonë funksionon në mënyrën më të mirë dhe ne shpresojmë se prej të hënën tjetër të fillojmë të punojmë për shumicën e re.”, tha Zeqirija Ibrahimi nga Alternativa.
