Maqedoni

Zgjedhjet lokale 2021, Sali premton zgjidhjen e problemit me parkingjet

25.10.2021 13:04

Kandidati i koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa për komunën e Çarit Bekim Sali...

Kandidati i koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa për komunën e Çarit Bekim Sali, aktivitetet e tij për rrethin e dytë zgjedhor i ka fokusuar në mungesën e parkingjeve dhe zgjidhjen e këtij problemi për banorët e Çairit. Ai akuzoi kundër-kandidatin e tij se në ofertën zgjedhore të para 4 viteve të quajtur “Kontrata” kishte premtuar ndërtimin e parkingjeve në këtë komunë të cilat nuk i ka realizuar. Sali rikujtoi banorët e Çairit se në vitin 2017-të kundër-kandidati i tij në këto zgjedhje, që në atë kohë kur garonte për mandatin e parë, në “kontratën” e tij, premtoi ndërtimin e garazhit në kate për 100 makina me vlerë prej 1 milion e 317 mijë euro te Çairçanja, e poashtu parkingje të tilla premtoi se do të ndërtohen edhe  te Sahat Kulla, Teatri Shqiptar dhe te Sheshi Skenderbeu. “Premtimi i tij ka qenë se do të gjejë zgjidhje parkimi për 732 makina me garazhe që ai kishte vlersuar 18 milion e 800 mijë euro por nga viti 2017-të nuk ka ndryshuar asgjë, kemi rrëmujën e njejtë dhe problemin e njejtë të qytetarëve të Seravës dhe Gazi-Babës” tha kandidati i Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës Bekim Sali. 
 
“Sot kur janë bërë katër vjet, kur hapsirat janë të njejta, kur mungojnë garazhet kur parking është problemi më i madh në Çair, unë për të i kam tre pyetje. Cila është përgjegjësia e tij politike që ka mashtruar me këtë premtim, ku kanë përfunduar këto 18 milion e 800 mijë euro të parapara për garazhe, pse duhet t’i besojnë qytetarët edhe një herë një njeriu që i ka mashtruar dhe që nuk tregon se në çfarë xhepash kanë përfunduar paratë e këtyre parkingjeve. Kur mashtron njëherë gjithjetën mbetet mashtrues dhe ai nuk e meriton besimin e qytetarëve.”, tha Bekim Pocesta, kandidat i ASH-AAA për Çairin.
 
Duke ftuar votuesit që të mbështesin programin e tij kandidati i Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës Bekim Sali tha se me master planin e tij për Çairin e Ri , angazhohet të mbajë premtimin se përmes garazheve nëntokësore dhe riorganizimit të hapsirave publike  do të sigurojë kapacite prej 1700 vendeve të parkimit në këtë komunë.    
 
NAIM RAMADANI