Maqedoni

Zgjedhjet lokale 2021, LSDM kërkon mbështetje në Shkup dhe Radovish

25.10.2021 13:57

Kandidati i LSDM-së për kryetar të Qytetit të Shkupit Petre Shilegov premton se gjatë mandatit të ardhshëm katër vjeçar...

Kandidati i LSDM-së për kryetar të Qytetit të Shkupit Petre Shilegov premton se gjatë mandatit të ardhshëm katër vjeçar, përveç investimeve kapitale dhe infrastrukturore, do të fokusohet të modernizojë tërësisht transportin urban me autobusa ekologjike dhe do të mundësojë transport falas cdo ditë për të moshuarit, ndihmë për prindërit e rinj e ata me fëmijë në kopshte. Deri në vitin 2024 Shilegov paralamëron se do të lëshohen në qarkullim autobusat e shpejta  BRP, se do të ketë ulje enorme të ajrit të ndotur. Deri atëherë do të subvencionohen rreth 30 mijë biçikleta.

“Në 4 vitet e fundit kemi përgatitur paketë masash serioze për të gjithë qytetarët. Pensionistët fitojnë transport falas cdo ditë. Transport falas tani kanë edhe studentët e nxënësit e shkollave të mesme tani këtu shtojmë edhe ata në studime posdiplomike dhe doktorantët. Për prindërit e rinj dhe të ardhshëm ofrojmë mbështetje financiare. Deri në 200 euro në vit kursejnë familjet me një fëmijë në kopësht, sepse ne mbulojmë përgjysëm harxhimet për çdo fëmijë.”, tha Petre Shilegov, kandidat për kryetar të qytetit të Shkupit – LSDM.
 
Edhe në listën e prioriteteve të kandidatit për kryetar të komunës Qendër Goran Gerasimovski ndodhet përkujdesja dhe kushte më të mira për të moshuarit e kësaj komune. Paralamëron se do të hapen katër klube argëtimi për pensionistët, se do të rriten shtesat për kujdesjen e të moshuarëve në kushte shtëpiake dhe se mjekët amë dhe personat e komunave do t’i ndihmojnë ata për shëndetësi dhe për të kryer oblgimet e tyre bankare dhe komunale. Ndërkohë edhe kandidati për kryetar të komunës së Radovishit Kolle Karakçiev dhe lideri i LSDM-së Zoran Zaev në terren vazhdojnë thirrjet  për të shtuar numrin e votatave në rrethin e dytë.
 
“Potenciali dhe kapaciteti ynë  kur jemi të bashkuar këtu  është diku rreth 7.500 vota, ndërsa potenciali dhe kapaciteti i VMRO-DPMNE-së  është 5.500 vota. Kjo është struktura e trupit tonë votues. Vetëm duhet të kryejmë punën tonë. Ju lutem të mos ju shoh të demoralizuar, sepse fitorja është në anën tonë. Më 31 tetor ne do të festojmë. Oponenti ynë politik festonte në rrethin e para. 20 komuna për ta, 9 për ne, mirëpo në rrethin e dytë në do të jemi ata që do fitojmë dhe festojmë pasi që dihet se gjithmonë në fund fiton më e mira.”, tha Zoran Zaev, kryetar i LSDM-SË.
 
Koalicioni i udhëhequr nga LSDM, në rrethin e dytë garon me 32 kandidatë e në 21 komuna do të ballafaqohet drejtëpërdrejt me opozitën. 
 
REXHEP QAMILI