Dënohet dhuna ndaj nxënësit, organet janë duke hetuar rastin

25.10.2021 14:23

Ende nuk dihen shkaqet përse arsimatri ushtroi dhunë fizike....

Ende nuk dihen shkaqet përse arsimatri ushtroi dhunë fizike ndaj nxënësit të klasës së shtatë. Organet shtetërore janë duke zhvilluar hetime pas paraqitjes së rastit nga drejtoresha e shkollës e cila tani nuk dëshiron të prononcohet për media.

Komisioni disciplinor do të vendos nëse do të merren masa ndaj arsimtarit të gjuhës angleze.

Krahas komisionit, në teren janë edhe inspektorët e Ministrisë së Arsimit të cilët theskojnë se së shpejti nga do të dalin me informata më të hollësishme.

Nga ana tjetër në stacionin policor krahas arsimtarit në pyetje janë marrë edhe kujdestari i klasës,drejtoresha,nxënësi dhe prindërit e tij ndërsa për rastin është i informuar edhe Prokurori Publik. Incidentin e kanë dënuar edhe nga Ambasada e Femijëve Megjashi nga e cila theksojnë se pedagogët kanë për detyrë që nxënësve tu mësojnë virtyte tjera por jo të ushtrojnë dhunë fizike ndaj tyre.

Edhe psikologët ndajnë të njejtit mendim. Thonë se dhuna fizike ndaj fëmijëve duhet të zhduket,jo vetëm në arsim por edhe në përditshmëri.

Videoja shqetësuese e cila qarkullonte nëpër rrjete sociale nga dita e premte ku duket se si arsimtari godet me shuplakë nxënësin, sipas të gjitha gjasave është incizuar nga ndonjë shok i klasës në  Shkollën Fillore “Panajot Ginovski” në Butel. (Leunora Kaliqi, TVM2)