Zgjedhjet Lokale 2021, Besa: Zgjidhje të problemeve në infrastrukturë

25.10.2021 14:55

Kandidati i Lëvizjes Besa, Billall Kasami....

Kandidati i Lëvizjes Besa, Billall Kasami, premton zgjidhje të të gjitha problemeve infrastrukturore në Tetovë nëse merr besimin e qytetarëve.

“Do revidojmë planin urbanistik për të lejuar ndërtimin e objekteve banesore dhe qendrave të biznesit. Nuk do të lejojmë ndërtime pa leje. E gjithë politika urbane do fokusohet në zgjerimin e zonave urbane, e jo në ngulfatjen e zonave ekzistuese. Plan të detajuar urbanistik për Kodrën e Diellit,  Reçicën e vogël, Lagjen Dardania , lagjen Drenovec, sheshin Iliria dhe lagjen e kazermës” – tha kandidati për Kryetar të komunës së Tetovës nga Lëvizja Besa, Bilall Kasami.

.