Zgjedhjet Lokale, “Civil” raporton edhe për dy parregullsi
Raporti zgjedhor i Civil nxjer në pah dy storje të parregullsive.....

Raporti zgjedhor i Civil nxjer në pah dy storje të parregullsive në rrethin e parë zgjedhor.
Rasti i parë raportohet nga një anëtarë anonim i komisionit zgjedhor për mosfunksionim të apartave për identifikimin e gjurmëve të gishtërinjëve.
Pas tentimeve për vënien në funksion i njëjti ka qenë jofunksional në çdo të gjashtin votues, dhe përkundër gjendjes faktike me shumë vështirësi është vazhduar procesi i votimit.
Rasti tjetër ka të bëjë me ushtrimin e trsynisë tek një person me nevoja të posaçme që të votojë për parti të caktuar.
“Sipas burimit tonë, linkun që kanë marrë në komisionin zgjedhor për dërgimin e raporteve deri në KSHZ aspak s’ka funksionuar, ashtu që është shfrytëzuar mënyra e vjetër, raportet janë dërguar me viber. Ky nuk është fundi, sistemi shpesh është deshur të restartohet, kjo ka shkaktuar rradhë të gjata para vendvotimit. Për ndihmë është thirur edhe policia, por as kjo nuk ka ndihmuar shumë.” – tha Kryetari i “Civil”, Xhabir Derralla.
Deralla thotë se 14 aktivistë të Civil janë penguar në monitorimin e zgjedhjeve me arsytime të ndryshme. Ai shpreson që pengesat të mënjanohen në rrethin e dytë.
“Më 31 tetor struktura e plotë monitoruese e Civil do të vehet sërish në funksion. ‘Civil’ ka akredituar 284 vëzhgues dhe 20 persona që në në mënyrë aktive monitorojnë terenin në mbarë vendin, gjegjësisht janë ekipe mobile që kanë obligim të hyjnë nëpër vendvotime.” – u shpreh Derralla.
Civil gjitha parregullsitë i ka ndarë me fakorin ndërkombëtarë dhe misionin e OSBE – ODIHR – it. (Meral Ismaili, TVM2)
