Raporti i KE-së për antikorrupsionin, Ivanovska: Ngec procedimi për nismat tona
Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupcionit....

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupcionit konsideron se raporti i Komisionit Evropian mbetet burim me relevancë për situatën me krimin dhe korrupcionin në vend prandaj konstatimet duhet valorizuar.
Përkundër vlerësimeve pozitive të KE-së për punën e antikorrupcionit, këta të fundit konsiderojnë se lufta kundër krimit dhe korrupcionit duhet të thellohet dhe kërkojnë bashkëpunimin e institucioneve të tjera me relevancë.
“Ne ende presim procedim nga për lëndë që paraqesin interes public. Presim përgjigjes nga Prokuroria Publike për nismën për përgjegjësi penale për personat që kanë marrë pjesë në miratimin e planit urbanistik C08 për Hidel In. Presim përgjigje nga Prokuria Publike për nismën për përgjegjësi penale për personat në KSHZ që kanë marrë pjesë në tenderin për furnizim me materiale të shtypura për votim. Presim përgjigje edhe nga Gjykata Penale pas nismës për kushtetutshmërinë e Ligjit për përcaktimin e interesit public dhe nominimin e partnerit strategjik për zbatimin e projektit për ndërtimin e Korridorit 8 dhe Korridorit 10.” - tha Kryetarja e KshPK-së, Biljana Ivanovska.
Komisioni për Parandalimin e Korrupcionit njofton se ende nuk ka procedim për nismat për shkarimin e peresonave përgjegjës, nërkaq pret ndryshimin e regullativës ligjore për kufizimin e të drejtave të diskrecionit të personave përgjegjës dhe krijimin e mundësive për mënyra korrekte për punësim.
Mbi të gjitha Komsioni për Parandalim të Korrupcionit konsideron se duhet miratuar Ligji për origjinën e pasurisë dhe mënyra për zgjedhjen në pozita të larta, si drejtorë dhe anëtarë të këshillave drejtues. (Shpëtim Nuredini, TVM2)
