Maqedoni

Anulohen fluturimet në aeroportin e Shkupit, dukshmëri e zvogëluar edhe nëpër rrugë

15.12.2014 09:42

Për shkak të mjegullës të gjitha fluturimet dhe aterimet në aeroportin e Shkupit "Aleksandri i Madh" mëngjesin e sotëm janë anuluar...

Sipas informatave në ueb faqen e aeroportit, fluturimet e parapara deri në mesditë janë anuluar, ndërsa një pjesë e aterimeve në orët e herëta të mëngjesit janë orientuar drejt aeroportit "Shën Apostoll Pavle" në Ohër.
 
Nëpër rrugët në shtet komunikacioni po zhvillohet me dukshmëri të zvogëluar deri në 50 metra në akset rrugore Veles-Shkup, Veles-Shkup, Katllanovë-Veles, Tetovë, Makedonski Brod, Sramzalino, Pavleshenci, Koçan, Dellçevë dhe Strumicë./mia