Zgjedhjet Lokale 2021, Gjykata Administrative: Rivotim në Dibër

25.10.2021 15:45

Gjykata Administrative ka pranuar ankesën e Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativa....

Gjykata Administrative ka pranuar ankesën e Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativa, për shkelje të procedurës së votimit dhe përmbledhje të rezultateve të parashikuara me Kodin Zgjedhor në  një vendvotim në Dibër.

Kjo do të thotë se shfuqizohen rezultatet nga votimi për kryetar komune dhe këshilltarë në këtë vend. Në Dibër më 31 tetor nuk do të ketë raund të dytë votimi, por në vendvotimin e përmendur do të mbahet rivotim.

"Anulohen rezultatet e votimit për listat për kandidatët për kryetar dhe këshilltarë të Komunës së Dibrës, për vendvotimin nr.0543 në Zgjedhjet Lokale 2021." thuhet në njoftimin zyrtarë të gjykatës administravive.

Në rrethin e parë, kandidati i ASH-AA, Bekim Pocesta fitoi 285 vota më shumë se kandidati i BDI-së, Hekuran Duka.

Në këtë vendvotim ka të regjistruar 697 votues. Në rrethin e parë kanë votuar 485. Pocesta ka fituar 271 vota, derisa Duka 195.

Në vend të tretë është kandidati i PDSH-së, petrit Klenja. Ai ka fituar vetëm 2 vota. Ky vendim vjen pasi që ASH-AA ka dorëzuar ankesë për procesin zgjedhor për disa arsye. Mes tjerash, procesverbali nuk është nënshkruar nga shumica e anëtarëve të këshillit, nuk janë theksuar arsyet për atë, nuk ka pasur nënshkrim as nga Komisioni Zgjedhor Komunal,me procesin në këtë vendvotim ka udhëhequr kryetari i cili paraprakisht është shkarkuar nga Komisioni Zgjedhor Komunal.

Edhe në KSHZ nuk kishte vendim njëzëri lidhur me ankesën e ASH-AAA,pasi e njejta nuk u mbështet nga antari Krenar Lloga.

Gjykata Administrative anuloi një vendvotim në Shuto Orizarë

Gjykata Administrative i anuloi edhe rezultatet nga votimi në vendvotimin 2957/1 në Shuto Orizarë për listat e kandidatëve për zgjedhjen e kryetarit dhe për anëtarë të Këshillit të Qytetit të Shkupit dhe për kryetar dhe anëtarë të Këshillit të Komunës Shuto Orizarë.

Gjykata vendosi pas padisë së Lëvizjes “Të vendosur për ndryshime” kundër vendimit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve. Për atë nëse do të rivotohet në këtë vendvotim, nga KSHZ njoftojnë se duhet ta shqyrtojnë vendimin nga Gjykata Administrative dhe të bëhet vlerësim nëse votimi eventual do të ndikojë në rezultatin e zgjedhjeve.

Në zgjedhjet lokale të 17 tetorit, në rrethin e parë, VMRO-DPMNE fitoi 22 komuna, LSDM 9 dhe BDI 3. Rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale mbahet më 31 tetor. (Florije Beluli – Kamberi, TVM2)