Maqedoni
Zgjedhjet lokale 2021, Besa dhe ASH, marrëveshje për mbështetje reciproke
25.10.2021 15:56
BESA dhe Aleanca për Shqiptarët, u dakorduan për mbështetje reciproke në rrethin e dytë....

BESA dhe Aleanca për Shqiptarët, u dakorduan për mbështetje reciproke në rrethin e dytë. Besa pret mbështetjen e opozitës shqiptare për Tetovën dhe Zhelinën.
“Lëvizja Besa, duke respektuar parimet politike dhe nevojën për ndryshim në skenën politike, shprehim gadishmërinë tonë dhe njëherit bëjmë edhe apel që në raundin edytë të zgjehjdeve lokale, të gjithë votuesit e lëvizjes Besa, të mbështesin kandidatët e Aleancës për Shqiptarët, duke ndihmuar kështu në mposhtjen politike të BDI-së dhe PDSH-së. Kërkojmë nga ASH që në formë reciproke të ftojë votuesit e saj të mbështesin Besën në Tetovë e Zhelinë.”, tha Arijanit Hoxha- sekretar gjeneral i Lëvizjes Besa.
