Prilep, nuk mbahet skriningu i paralajmëruar në shkolla
Skriningu në shkollat e Prilepit...

Skriningu në shkollat e Prilepit edhe pse i paralajmëruar nuk u realizua. Prindërit e nxënësve dhanë pëlqimin që nxënësit ti nënshtrohen skriningut, shkollat dhe Qendra për shëndet publik janë përgaditur për skriningun, por pritet përcakimi i orarit nga Ministria e Shëndetësisë për fillimin e skriningun të nxënësve në shkollat e Prilepit.
Dhjetë shkolla fillore dhe pesë të mesme dorëzuan listat e nxënësve që do të testohen.
“Në takimet me prindër mlodhën numrin e nevojshëm 32 nxënës , kemi deklarata nga prindërit dhe tani presim që të caktohet termin se kur do të testohen nxënësit tanë” – tha profesor Dime Nastevski.
Deri te MASH është dorëzuar numri prej 284 nxënës që do të testohen përmes zgjedhjes së rastësishme nga ditari elektronik. Por ende nuk është caktuar se kur do tu mirret strishoja nxënësve.
Shkollat e Prilepit janë lënë të testohen për periudhën e ardhshme, ndërsa në disa fshatra testimi ka filluar dhe rezultatet janë negative.
“Filluam me skriningun e nxënësve në fshatrat Krivogashtani dhe fshatin Obrshani. Ishin gjithsej 14 nxënës dhe të gjithë ishin negativë. Deri të mërkurën do të bëhet skriningu i nxënësve të shkollave fillore nga Krusheva dhe Makedonski Brod” – u shpreh Drejtoresha e Qendrës për Shëndet Publik- Prilep, Dragica Nikollovska.
Gjendja epidemiologjike në shkollat e Prilepit është stabile. Dy nxënës janë pozitiv, ndërsa në izolim janë tetë nxënës dhe katër arsimtar. (Flutura Latifi, TVM2)
