Maqedoni
Zgjedhjet lokale 2021, BDI kërkon votë për fitore në Gostivar e Dibër
25.10.2021 16:27
BDI vazhdon takimet me qytetarët në kërkim të mbështetjes për rrethin e dytë.....

BDI vazhdon takimet me qytetarët në kërkim të mbështetjes për rrethin e dytë. Kryetari I BDI-së, Ali Ahmeti në tubimin me qytetar në Debresh të Gostivarit, përkujtoi se po të mos ishin univerzitetet në shqip, zyrtarizimi i gjuhës shqipe, përfaqësimi i drejtë dhe adekuad dhe kuadri profesional që përfaqëson shqiptarët në vend dhe jashtë, nuk do mund të kërkonte vota prej tyre. Tha se për 20 vite sa kanë qenë pjesë e pushtetit qëndror e lokal, kanë qenë në shërbim të qytetarëve pavarësisht përkatësisë së tyre politike pa asnjë dallim . Ahmeti thotë se për të realizuar “Agjendën e Blertë” , kanë nevojë për pushtetin lokal.
“Ne duhet hapa të bëjmë gjeometrikë, ne na duhen edhe komunat, na duhet Pushtit Qëndror dhe për të bërë këtë na duhen specialistë. Dhe unë jamë krenar që kombi ynë për këta 20 vite ka investuar në kapacitete intelektuale për të udhëhequr projektet e mëdha. Duke i pasur në qeverisje edhe komunat sigurisht që lehtësohet dhe përshpejtohet materalizimi I këtyre projekteve.”, tha Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.
Kandidati I BDI-së për kryetar në Komunë e Gostivarit Nevzat Bejta, para banroëve të Debreisht u zotua se në mandatin e tij katër vjeçar do të zgjidh problemet e tyre kryesore.
“Kryesorja janë, kanalizimi për ujrat e zeza dhe ujsjellësi. Besoj se në këtë mandate ne do t’i realizojm të gjitha kërkesat e banorëve të Debreshit dhe banorët nuk do të kenë më probleme.”, tha Nevzat Bejta, kandidat për kryetar në komunën e Gostivarit - BDI.
Mbështetje për të dielën kërkon edhe Kandidati I BDI-së në Komunën e Dibërs, Hekuran Duka . Edhe ai thotë se bashkëpunimi I pushtetit local me atë qëndror është shumë i rëndësishëm në zhvillimin ekonomik local e sidomos për punësimin e të rinjve. Agjenda e blertë sipas tij, ka projekte për të përmirësuar jetën e të gjithë qytetarëve.
“Zhvillimin ekonomi të Komunës tonë dhe me këtë të rritet edhe punësimi I të rinjëve. Ne këtë e kemi qëllim sepse siç e dini komuna e Dibrës, vuan nga një plagë disa dekadëshe që është migracioni I rinisë.”, tha Hekuran Duka, kandidat për kryetar në komunën e Dibrës - BDI.
Në Dibër do të ketë rivotim për vendvotimin 0543 e vetëm pas rezultateve nga ky rivotim, do të dihet nëse Dibra do të shkojë edhe në një raund të dytë më 14 nëntor.
SANIJE DURAKU
