Maqedoni

Zgjedhjet lokale 2021, VMRO-DPMNE kërkon votë në komunën e Vevçanit

25.10.2021 17:25

VMRO-DPMNE vazhdon takimet me qytetarët në kërkim të mbështetjes për kandidatët e tyre edhe në rethin e dytë.....

VMRO-DPMNE vazhdon takimet me qytetarët në kërkim të mbështetjes për kandidatët e tyre edhe në rethin e dytë. Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski në tubimin në Vevçani, tha se Ndryshimet kanë filluar dhe bëri  thirrje për bashkim për të përfunduar këto ndryshime për të ndryshuar jo vetëm pushtetin lokal por edhe qeverinë aktuale. Fuqia është në duart tuaja dhe gjithcka do të varet nga ju, nëse do vazhdojmë si jemi apo do të krijojmë një ardhmëri më të mirë, tha Mickovski duke kërkuar përkrahje masovike nga qytetarët e Vevçanit. Ai u bëri  thirrje që të përkrahet ardhmëria në të cilën qytetarët nuk do të ndjejnë  presion e nuk do të  jenë të ofenduar, por krenar. Ardhmëria është ajo që do të realizojë ëndrrat e të gjithë qytetarëve, tha Mickoski.
 
“Në këto zgjedhje i jepet porosi qeverisë që për plot 52 muaj drejton vendin dhe po e nejta qeveri, edhe në këto zgjedhje përsëri kërkon sundim të plotë edhe për komunat. Ardhëmria e re do të thot ndryshim të realitetit që tregon se kemi qeveri që bën pazare me ndjenjat tona, qeveri e cila për 5 vite nuk ka sjellur përparim, nuk kemi as Bashkimin Europian e as jetëpër të gjithë, sic na premtuan, por ka luftë për tenderë, presione dhe ofendime. Është lufta jonë e përbashkët, është lufta e qytetarëve kundër kësaj qeverie të korruptuar, arrogante dhe të paaftë.”, tha Hristijan Mickovski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.
 
Kreu I VMRO-DPMNE-së Hristian Mickoski, potencoi para banorëve të Vevçanit, seqytetarët janë pronarë të këtij vendi dhe kundër vullnetit të qytetarëve, askush nuk mund të dalë fitues. Tha se është i bindur se ashtu do të jetë edhe  më 31 tetor ku me vullnetin e lirë, banorët e Vevçanit dhe të gjithë vendit, do të vendosni për të ndryshuar këtë qeveri arrogante që nëncmon popullin e vet. Tek ju është fuqia dhe nga ju do të varet nëse do të krijojmë një ardhmëri të re apo do të jemi pjes e kësaj apatie edhe në të ardhmen, deklaroi Mickovski në tubimin e opozitës maqedonase në Vevçani prej nga  ku kërkoi përkrahje e qytetarëve për kandidatin e tyre në këtë komunë.
Kandidati për kryetar të Komunës së Vevçanit nga rradhët e VMRO-DPMNE-së, Spase Kocoski kërkoi përkrahjen edhe për rrethin e dytë për të bërë ndryshimin që i mungon kësaj komune. 
 
“Vevçani si dhe e gjithë Maqedonia ka zgjedhur për një ardhmëri më të mirë ka zgjedhur ndryshimin ka zgjedhur projektet.Rezultatet e rrethit të parë më japin  të drejt që me kokën lart dhe me krenari të qëndroj para jush që të kërkoj votën edhe për rrethin e dytë që të vulosim fitoren, ashtu siç fituam shumicën për këshilltarë ashtu të fitojmë dhe kryetarin e komunës. Jam kandiduar që unë të jem partner me popullin e Vevçanit që t’i bëjmë ballë të gjitha sfidave që na preokupojnë.”, tha Spase Kocoski, kandidat për kryetar të Vevçanit nga VMRO-DPMNE.
 
Sipas Kocoskit, aktualisht komunës së  Vevçanit i mungon një kryetar i cili nuk mendon për vete por në cdo kohë do të jetë i gatshëm të dëgjojë  hallet e qytetarëve, një kryetar komune i cili nuk do jetë i pari I qytetarëve por do të jetë partner i tyre. Premtoi realizimin e të gjitha projekteme me të cilat këkron votën e qytetarëve në këto zgjehjde, për ta bërë Vevçanin komunë vëretë Europiane, e në të cilën banorët do ta ndjejnë komunën si të tyren, ku do të ketë transparencë e llogaridhënie për çdo denar të harxhuar të buxhetit të qyetarëve. 
 
GAZMEND REXHEPI