Botë

Të paktën 13 të vdekur gjatë fatkeqësisë në një vendndërtim në Ekuador

15.12.2014 09:43

Të paktën 13 persona e kanë humbur jetën, ndërsa 12 të tjerë janë lënduar gjatë rrënimit të një pjese të tunelit të hidrocentralit...

Të paktën 13 persona e kanë humbur jetën, ndërsa 12 të tjerë janë lënduar gjatë rrënimit të një pjese të tunelit të hidrocentralit në ndërtim "Koka Kodo Sinkler" në Ekuador.
 
Ambasada kineze në Kito njoftoi se gjatë fatkeqësisë jetën e kanë humbur tre shtetas të Kinës dhe nëntë të Ekuadorit. Sipoas burimit të njejtë, dy nga punëtorët e lënduar të ndërtimtarisë janë në gjendje kritike.
 
Tani për tani nuk janë bërë të ditura arsyet për rrënimin e tunelit.
 
Hidrocentrali "Koka Kodo Sinkler" me fuqi prej 1.500 megavatë e ndërton kompania kineze "Sinohido". Ndërtimi i projektit kushton dy miliardë dollarë.
 
Presidenti i Ekuadorit Rafael Korea përmes profilit të tij në Tuiter u shprehi ngushëllimet familjeve të punëtorëve që humbën jetën./mia