Maqedoni

76 vjetori i OKB-së, Pendarovski: Organizatë që ka vepruar shumë

25.10.2021 17:45

Organiata e Kombeve të Bashkuara shënon 76 vjetorin e themelimit të saj...

Si organizatë universale ka pasur rol të madh në preventivën e konfikteve, ndërprejen e luftrave dhe avansimin e të drejtave dhe lirive të njeriut.
 
Karta e Kombeve të Bashkuara është dokumenti themelues I këtij institucioni të madh jopartiak që ka punuar drejt paqes dhe barazisë globale. Në vitin 1971 Asambleja e Përgjithsme e Kombeve të Bashkuara rekomandoi që kjo ditë të respektohet nga vendet anëtare si një festë publike.
 
Kryetari i shtetit Stevo Pendarovski me këtë rast në fjalimin e tij tha se OKB që nga themelimi I saj, në përmasa globale është angazhuar shumë për mirëqenien e njerëzve.
 
“Në 76 vitret e kalura, OKB bashkë me vendet anëtare, parandaluan shumë konflikte, çrrënjosën shumë sëmundjen infektive, ndihmuan shumë njerëz nga varfëria. Karta Universale për të Drejtat e Njeriut, paktet dhe konventat, vërtetuan dinjiteitn e secilit njeri. Korpusi i së drejtës ndërkombëtare krijoi siguri më më madhe në raportet mes shteteve”, u shpreh kryetari i shtetit Stevo Pendarovski.
 
RVM është anëtare e kësaj organziate që nga viti 1993, atëbotë me emrin IRJM. Ky initutuicion  është angazhuar shumë në mbylljen e kontestit mes Shkupit dhe Athinës, përmes ndërmjetësuesit, Metju Nimic.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU