Maqedoni

Zgjedhjet lokale 2021, Jakimovski kundër kampit për refugjatë në Bardovc

25.10.2021 18:09

Kandidati i GROM për komunën Karposh, Stevce Jakimovski...

Kandidati i GROM për komunën Karposh, Stevce Jakimovski, kërkon të ndërpritet ndërtimi i kampit të refugjatëve në Bardovc. 
 
“Kampi i refugjatëve në vendbanimin Bardovcë, paraqet shqetësim jo vetëm për banorët e kësaj zone, por te të gjithë banorët e komunës së Karposhit. Kërkesa deri te unë dhe qeveria është që të ndalohet ndërtimi këtij kampi, më saktë, të anulohet vendimi për ndërtim në vendbanimin Badrovc duke pasur parasysh se ky kamp rrezikon sigurinë e banorëve në këtë vendbanim e do ulë vlerën e pronave të tyre”, u shpreh kandidati i GROM për komunën  Karposh, Stevce Jakimovski.