Botë
Një viktimë dhe tre të infektuar me koronavirus në Kosovë
25.10.2021 18:40
Në Kosovë u raportua të hënën një viktimë nga koronavirusi...

Në raportin ditor të Ministrisë së Shëndetësisë bëhet e ditur edhe për tre raste të reja të të infektuarve.
Rastet e reja pozitive rezultuan pas testimit të 1,298 mostrave. Në 24-orëshin paraprak, 20 pacientë u konfirmuan si të shëruar.
Aktualisht, raste aktive me koronavirus janë 438. Fushata e vaksinimit në Kosovë ka nisur në muajin mars.
Deri të hënën janë dhënë mbi 1.5 milion vaksina. Numri i qytetarëve të vaksinuar plotësisht ka kaluar 703,000.
