Botë
Shqipëri: 6 humbje jete nga Covid 19
25.10.2021 19:45
264 qytetarë janë konfirmuar pozitivë me koronavirus nga 2.640 testime të kryera gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri...

Numrin më të lartë të rasteve të reja e ka Tiranë me 133 të infektuar. n29 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me Covid 19 në Fier, 24 në Lushnjë, 16 në Durrës, 7 në Vlorë, 5 në Has, Lezhë, Gjirokastër, 4 në Kukës, 3 në Kurbin, Libohovë, Tepelenë, Kolonjë, 2 në Tropojë, Kamëz, Vorë, Kavajë, Sarandë, Skrapar, 1 në Fushë- Arrëz, Mirditë, Dibër, Mat, Mallakastër, Delvinë, Konispol, Përmet, Këlcyrë, Peqin, Librazhd, Gramsh.
6 pacientë të moshave 57-83 vjeç kanë ndërruar jetë. Katër viktima janë nga Tirana, një nga Elbasani dhe një tjetër nga Berati.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë 7098 pacientë aktivë me Covid 19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 155 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar.
Në 24 orët e fundit, janë shëruar 192 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 171,982 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (25 Tetor 2021): Raste të reja ditore 264; Të shëruar në 24 orë 192; Të shtruar në spitale 155; Humbje jete në 24 orë 6; Testime ditore 2,640; Testime totale 1,285,961; Raste pozitive 181,960; Raste të shëruara 171,982; Raste Aktive 7098; Humbje jete 2,880.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 3,604; Fier 900; Durrës 706; Shkodër 440; Elbasan 302; Gjirokastër 221; Korçë 191; Lezhë 183; Vlorë 174; Berat 171; Kukës 131; Dibër 75/Top Channel
