Maqedoni

Për tre muaj 13.299 persona janë paraqitur në linjën "Alo doktor"

15.12.2014 10:24

Nga 15 shtatori kur filloi të funksionojë linja telefonike (02/15 123) "Alo doktor", deri më tani 13.299 persona janë paraqitur të kërkojnë këshillë mjekësore...

Nga 8 tetori deri mbrëmë deri në orën 22 në linjën për këshillë shëndetësore janë paraqitur 722 persona.
 
Për këshillë shëndetësore janë në dispozicion 22 mjekë, ndërsa paraqitjet janë nga qytetarë nga të gjitha qytetet në Maqedoni. Të gjithë personave të cilët janë paraqitur në linjën telefonike "Alo doktor", u është dhënë ndihmë mjekësore përmes këshillës shëndetësore dhe terapi adekuate simptomatike, njoftuan nga Shtëpia e Shëndetit - Shkup.
 
Më së shpeshti paraqitjet në linjën telefonike, siç thuhet, janë për ndihmë mjekësore me spektër të gjërë të simptomatologjisë së ndryshme, simptome kardiovaskulare dhe respratore, më së shpeshti për tension të rritur të gjakut, probleme me temperaturë të lartë trupore, kollitje, ftohje dhe dhimbje simptomike.
 
Çdo ditë nga ora 18 deri në orën 22 në koll Qendrën "Alo doktor" për këshillë mjekësore kujdestarë dhe në dispozicion për këshillë mjekësore janë drejtorët e institucioneve shëndetësore publike. Sot nga ora 18 deri në orën 22 kujdestar do të jetë mjeku Iljaz Ismaili, drejtor i Klinikës për sëmundje të syve, ndërsa nesër mjekja Lençe Nellovska nga Enti gerontologjik "13 Nëntori".
 
Më 17 dhjetor kujdestar në linjë do të jetë mjeku Menduh Jegeni, drejtor i Spitalit të posaçëm për gjinekologjik dhe akusheri në Çair, më 18 dhjetor mjekja Zhivka Jordanovska nga Enti për rehabilitim të të dëgjuarit, folurit dhe zërit, më 19 dhjetor mjeku Oliver Zafirovski, drejtor i Institutit për sëmundje të mushkërive të bardha tek fëmijët Kozle, më 20 dhjetor mjeku Idriz Nexhipi nga Spitali psikiatrik Shkup, ndërsa më 21 dhjetor mjekja Olivera Davçeva nga ISHP Stacioni shëndetësor Hekuranë Shkup./mia